Report TV - Ballsh, vijojnë protestat e naftëtarëve për pagat e prapambetura

  • 6 years ago
Protestat e naftëtarëve të uzinës së Ballshit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Një ditë më parë punonjësit u futën me dhunë brenda ambienteve të uzinës duke thyer derën kryesore. Ndërkohë protestuesit u konfliktuan edhe me në nga drejtuesit e kompanisë e cila ka marrë në administrim uzinën e përpunimit të produkteve të naftës.
Pas protestës të së mërkurës në ambientet e uzinë është zhvilluar edhe një takim mes protestuesve dhe këshilltarit të ministrit të Energjitikës, Ilir Bejtja. Ai u ka premtuar se çështja e tyre, duke nisur nga e hëna do të ketë një dialog mes sindikalistëve e naftëtarëve me përfaqësuesit e qeverisë edhe drejtuesve e administratorit të kompanisë ?Bylis Energy?, e cila ka marrë në administrim uzinën e Ballshit. Por naftëtarët e ARMO-s janë skeptik kundrejt premtimeve të tilla, pasi një premtim i till është bërë edhe në një komunikim që ata kanë pasur me kryeministrin Rama, por që në realitet nuk ndodhi asgjë.

Recommended