Ora News - Seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit në Kukës do të zhvillohet në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit do të zhvillohet në orën 9 të mërkurën në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur për Ora News, kancelari i Gjykatës së Kukësit Shikim Korbi, i cili shpjegoi edhe arsyen e këtij vendimi.

"Seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurimit për 23 të ndaluarit do të zhvillohet nesër në orën 9 në Gjykatën Civile të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nëpërmjet një shkrese të marrë nga Drejtoria e Policisë Kukës njoftohemi se nuk mund të sigurojmë pjesëmarrjen e të ndaluarve në seancë gjyqësore. Pas komunikimit që kemi pasur me institucionet e tjera, në fund u vendos edhe për faktin tjetër që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës nuk i plotëson kushtetet dhe nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për të akomoduar 23 të ndaluarit në sallën e gjyqit, u vendos përfundimisht që gjykimi për shqyrtimin e masës së sigurisë do të bëhet në Tiranë".

Të martën situata në Kukës ishte e qetë. Që prej orëve të mëngjesit dhjetëra familjarë prisnin mbërritjen e të afërmëve nga drejtoria e policisë së Tiranës, kur mbahen në izolim që prej të dielës.

Ishte kancelari i gjykatës së Kukësit që njoftoi se gjyqi do të zhvillohet të mërkurën. Shtyrja e seancave për të arrestuarit edhe me 24 orë të tjera nuk u prit mirë nga familjarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/seanca-gjyqesore-23-te-arrestuarit-ne-kukes-do-te-zhvillohet-ne-tirane

Recommended