Report TV - Kodi i ri i Etikës, deputetët duhet të spiunojnë njëri-tjetrin për ngacmimet seksuale

  • 6 years ago
Rruga e Kombit dhe protestat për tarifën kanë ashpërsuar gjuhën mes mazhorancës dhe opozitës, por paralelisht në Kuvend është arritur dakordësia për Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Report TV siguron draftin e dakordësuar të politikës, i cili ka të dhëna interesante mbi normat e reja të cilave deputetët duhet tu nënshtrohen.

Elementi i parë që bie në sy, ka të bëjë me veshjen e deputetëve. Ata duhet të përdorin veshje modeste që s?tërheq vëmendjen e publikut, siç thuhet në Kod. Për herë të parë, një deputeti i ndalohet të përdorë alkool e drogëra.
?Deputetit i ndalohet të paraqitet në gjendje të mungesës ose të uljes së ndjeshme të ekuilibrit fizik dhe/ mendor për shkak të konsumimit të alkoolit ose të substancave narkotike?,-thuhet në dokument.

Po ashtu deputetëve ju ndalohet të përdorin celularin në punimet parlamentare. Pikant është edhe neni 10 i këtij Kodi Sjelljeje, kushtuar ngacmimit seksual në punimet parlament.

Recommended