Pas denoncimit në BOOM gruaja e sëmurë i merr ilaçet me rimbursim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U desh denoncimi në BOOM, që një grua e sëmurë me cerozë të merrte ilaçet me rimbursim. Bëhet fjalë për Elisabeta Nasaj nga Selenica e Vlorës, e cila është e sëmurë prej më shumë se 2 vitesh.

Bashkëshorti i saj Todi Nasaj e ka denoncuar rastin në emisionin BOOM, duke shprehur shqetësimin dhe sorollatjen e tij në spital.

?Nuk me japin ilaçet me rimbursim megjithese kam epikrizen nga QSUT me vulat e mjekeve. Gruaja ime vuan nga ceroza e cila nuk ndryshon por vetem mjekohet. Kam rreth gjashte muaj që nuk marr ilaçet me rimbursim nga doktori i familjes. Kam qenë dhe te drejtori dhe i kam thënë merrni masa por me ka thënë që kopetent është mjeku i familjes. Kam qenë dhe në ISKSH dhe s'kam gjetur drejtorin. S'kam mundesi ekonomike marrim borxh në nje krah dhe lajmë në një krah që të blejmë ilacet e gruas. Të ardhurat i kemi zero?, tha zoti Todi Nasaj.

BOOM kontaktoi edhe me të sëmurën, e cila na tregoi vështirësite që ajo ka. Sipas saj nuk rezistion dot dhe kur nuk merr ilaçet nuk ka fuqi të rrijë në këmbë.

"Pa ilaçe nuk rezistoj dot, prandaj i kam të domosdoshme ilaçet. Nëse nuk i marr këto ilacet nuk qëndroj dot në këmbë, nuk kam oreks, më dhembin këmbët", tha gruaja e sëmurë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-denoncimit-te-boom-gruaja-e-semure-i-merr-ilacet-me-rimbursim

Recommended