Ora News - Një grua kryekontrollore e policëve, Anila Trimi emërohet në krye të SHÇBA-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grua është emëruar në postin e kryekontrollores së policëve të Shqipërisë. Zyrtarisht mësohet se Anil Trimi do të drejtojë sektorin e Shërbimit për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Sekretar i Përgjithshëm është emëruar Dritan Palnikaj.

Ndryshime të rëndësishme kanë prekur krerët e Ministrisë së Brendshme, ku kryekontrollore e policëve të Shqipërisë është emëruar një grua. Anila Trimi është emëruar Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Trimi mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshme në Ministrisë së Brendshme, post të cilin tashmë e ka marrë Dritan Palnikaj. Ky i fundit u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ndërsa gjatë kësaj kohe ishte këshillar i ministrit Xhafaj dhe kryeministrit Rama. Emërimet mbajnë datën 29 mars.

Para se të merrte postin e sekretares në Ministrinë e Brenshme, Trimi ka qenë Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa gjatë periudhës Qershor 2006 - Maj 2015 ajo ka punuar në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.

Ajo ka marrë pjesë në hetime të përbashkëta me autoritetet gjermane, zviceriane, italiane, etj, ndërsa më herët ajo ka një eksperiencë të gjatë, kryesisht për trajtimin e viktimave të trafikimit. Ajo ka mbaruar Akademinë e Policisë, ndërsa është diplomuar edhe në Fakultetin Juridik në Tiranë, ndërsa pas studimeve pasuniversitare, ajo ka kryer një sërë kursesh kualifikimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anila-trimi-emerohet-drejtore-e-shcba

Recommended