Pagesa per Rrugën e Kombit, Basha-Rames: Hiq taksen e qarkullimit

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po u merr taksa dyfish qytetarëve me vendosjen e pagesës së Rrugës së Kombit. Gjatë debateve në Parlament për këtë çështje, Basha u shpreh se duhet të hiqet taksa e qarkullimit të automjeteve nëse aplikohet tarifa për Rrugën e Kombit.
"Në 5 vite në pushtet, Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 Lekë në Janarin e vitit 2014 dhe 100 Lekë të tjera në Janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër benzinë apo naftë që përdorin shqiptarët, është 240 Lekë për litër. 240 Lekë/litër shtesë merr çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama me taksën e qarkullimit. Çfarë tha dy minuta më përpara i papërgjegjshmi? Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë për mirëmbajtjen paguajnë ose taksapaguesi ose përdoruesit. Po na thuaj pak o llapaqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur tani, pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit? Pse vazhdon t'ju marrësh shqiptarëve 240 Lekë për litër karburanti dhe pastaj ju vendos edhe taksë për rrugët në të cilat udhëtojnë. Sapo e the vet, ose njëra ose tjetra", u shpreh Lulzim Basha.

Recommended