Report TV - Kryeministri grek Tsipras shtyn vizitën në Shqipëri, Kotzias nesër në Tiranë
  • 6 years ago
Vizita e kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras e planifikuar për t?u zhvilluar në Shqipëri në muajin Prill gjatë Pashkëve është shtyrë për një datë tjetër. Kështu shkruajnë mediat greke. Gazeta ?Kathimerini? shkruan se shtyrja e vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri lidhet direkt me vështirësitë në negociatat mes dy vendeve për zgjidhjen e kufirit detar.

Media greke vijon artikullin duke theksuar se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ngulmon që marrëveshja e re mes dy vendeve duhet që të jetë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 2010, që rrëzoi marrëveshjen e parë.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama pak kohë më parë kishte paralajmëruar se homologu i tij grek do të vizitonte Shqipërinë për Pashkët, ku pritej finalizimi i marrëveshjes për detin, por edhe cështje të tjera. Por, koha që morën dy kërkesat e Metës për informacion shtesë para se të jepte autorizimin duket se shtynë vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri.