Report TV - Regjisori italian: Teatri të mos prishet, fashistët kanë bërë edhe godina të bukura

  • 6 years ago
Diskutimi i madh për Teatrin Kombëtar, nuk mund të lihej pa u prekur edhe sot në emisionin Rreze Dielli në Report Tv. Regjisori Italian, Carlo Sciaccaluga, e konsideron teatrin një vend special. Sipas tij teatri është përfaqësues i vendit në të cilën mblidhet i gjithë komuniteti.

?Në qendër të qytetit është gjithmonë bashkia, teatri dhe kisha. Kisha varet në varësi të fesë së shoqërisë, por teatri është gjithmonë në qendër të komunitetit. Ka me mijëra vite që qëndron kështu dhe është një vend ku mblidhet i gjithë komuniteti, duhet të jetë i hapur.?

Carlo Sciaccaluga, regjisori italian
Një ide për të ruajtur teatrin aktual e ka dhënë Regjisori Bujar Kapexhiu, projekt-propozimi i së cilit është komentuar edhe si arkitekturë fashiste. Për këtë arsye gazetarja Erjona Rusi shtroi pyetjen nëse i vjen keq për faktin e quajtjes së teatrit arkitekturë fashiste.

- Si italian edhe mund të qeshni por ju vjen keq që politikanët tanë e quajnë një arkitekturë fashiste teatrin? Sipas regjisorit është fitore nëse ndërtesat e diktaturës vazhdojnë të përdoren. Ne duhet të përballemi me historinë, shprehet ai dhe jo të fshihet.

Recommended