Ora News - Fushë Arrëz, vdes 13 vjeçarja, dyshohet nga fruthi, rëndë motra dhe vëllezërit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë 13 vjeçare gjeti vdekjen në fshatin Berishë të Iballës, në bashkinë Fushë Arrëz. Dyshohet se ajo ishte prekur së bashku me dy vëllezërit dhe të motrën prej disa ditësh nga fruthi, komlikacionet e të cilit dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Megjithatë kjo ende nuk është zyrtare pasi në laboratorin e shëndetësisë po kryhen ekzaminimet përkatëse.

Mjeku Gjovalin Kasa, i kontaktuar nga Ora News thotë se të dhënat që kanë bluzat e bardha në këtë rreth, janë ato të një situate virale që prej ditësh ka kaluar familja Smajli, por për shkak të izolimit nga dëbora ka qenë e pamundur të ndërhyhet.

Ato janë trajtuar në kushte shtëpie dhe gjatë ditës së sotme kur familja ka dhënë alarmin, vajza kishte gjetur vdekjen, ndërsa pak orë më vonë nga Ministria e Shëndetësisë mbërriti një helikopter që ndërhyri duke dërguar me urgjencë në Tiranë, 3 fëmijët e tjerë të familjes, një vajzë dhe dy djem.

Edhe pse ulja për shkak të dëborës dhe motit të keq ishte e vështirë, ato kanë mundur të dërgohen në QSUT, ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fushe-arrez-vdes-12-vjecari-dyshohet-nga-fruthi-rende-motra-dhe-vellai

Recommended