Report TV - Lezhë, era e fortë përmbys kamionin në rrugë

  • 6 years ago
Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, i gjithë vendi është përfshirë këtë të enjte nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe erëra të forta.

Shiu dhe erërat kanë shkaktuar probleme të shumta, ku shumë zona në veri vazhdojnë të jenë nën ujë nga përmbytjet. Problem është bërë dhe era e fortë, e cila ka arritur të rrëzojë një kamion.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku siç shihet nga fotot që ju sjell Report Tv kamioni është përmbysur në rrugë. Shkak për këtë është bërë pikërisht era e fortë, e cila vazhdon të fryjë edhe në kryeqytet, por deri më tani nuk janë raportuar probleme.

Recommended