Ora News - Basha i përgjigjet Xhafës për kokainën: Gjurmoni Olsi Ramën e Agron Xhafën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së ka një mesazh për ministrin Fatmir Xhafaj i cili sot përmes një letre i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda të marrin në pyetje Lulzim Bashën e Sali Berishën lidhur me ngarkesën prej 613 kg kokainë që u gjet më 27 shkurt në Durrës.

"Kjo letër është akt i dënueshëm i ministrit Xhafaj. Është vendosja de juro e prokurorisë nën urdhrat e ministrisë së Brendshme. Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën."

Basha kishte dhe një mesazh për median: Uroj që përgjigjja të mos mjegullojë apo mos shkojë në kurriz të mesazhit që përcolla sot për situatën ekonomike të vendit dhe shqetësimin e FMN-në për rritjen alarmante të borxhit publik
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kokaina-basha-i-pergjigjet-xhafes-kokainen-gjurmoni-olsi-ramen-e-agron-xhafen

Recommended