Vrau me sepate kusheririn ne sy te djalit, lihet ne burg autori

  • 6 years ago
Ky është Dilaver Veshaj, i cili tre ditë më parë vrau kushëririn e tij, Arben Veshaj, në sy të djalit 7-vjeçar. Ai ka dalë para gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e sigurisë dhe për akuzën e vrasjes është lënë në qeli, deri në përfundim të hetimeve.

Autori i krimit gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura i ka thënë gjykatës se gjatë kësaj kohë nuk ka qenë mirë dhe pas kësaj nuk ka thënë asnjë fjalë tjetër.

Sipas prokurorisë, Dilaver Veshaj pas një konflikti për pronën, ka qëlluar disa herë me sëpatë në kokë të afërmin e tij. 37-vjeçari Arben veshja ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa e gjithë skena është parë nga djali i tij vetëm 7 vjeç.

Ngjarja ndodhi të shtunën në fshatin Gumenicë, aty ku jetonin dy kushërinjtë Veshaj. Policia arriti ta arrestojë autorin disa orë pas vrasjes dhe sekuestroi sëpatën me të cilin kreu krimin.

Recommended