Ora News - Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, momentet e daljes nga Gjykata

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lirohet nga qelia Fran Frrokaj. Kryetari i bashkisë së Lezhës do të hetohet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie".

Në orën 12: 30 Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e "arrest shtëpie" për kryebashkiakun. Me të mësuar vendimin ka pasur ovacione nga mbështetësit e Frrokajt.

Gazetari i Ora News Mariglen Mullaj informon se deri tani ka mësuar se të paktën 5 zyrtarë të Lezhës të arrestuar si të përfshirë në skandalin e pronave të bregdetit të Shëngjinit do të hetohen në "arrest shtëpie"

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg" për të gjithë të arrestuarit. Fran Frrokaj mbrohej në gjykatë nga avokati Neshat Fana.

Arrest shtëpie u caktua edhe për nënkryetarin e bashkisë së Lezhës, Enver Hafizin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohet-gjykata-sot-seanca-e-vleresimit-te-arrestit-kryebashkiakun-e-lezhes

Recommended