Rudina/ Cesari tregon takimin me Selena Gomez (16.03.2018)

  • 6 years ago
Fotoja e tij me këngëtaren Selena Gomez u komentua shumë në rrjetet sociale. Sot i ftuar në ?Rudina? Cesari rrëfeu se si u takua me këngëtaren e famshme. Ai tha se ata ishin të pranishëm në të njëjtin event në Itali dhe aty edhe janë takuar pasi Gomez kishte qenë e ftuar speciale.
?Ne kemi qenë në një event në Iskia, unë isha i ftuar sepse do merrja një çmim për artistin e vitit në Itali. Selena Gomez ishte e ftuar speciale në këtë event dhe prezantonte një film të vetin. Ne ishim në një hotel të gjithë bashkë dhe i kishim dhomat ngjitur. Unë nuk e njohja në atë periudhë se kush ishte Selena Gomez, por shihja nga dritarja që kishte nja 1000 goca që ulërisnin. Dola në dritare për të parë dhe shoh që ajo po ia bënte me dorë. Unë i thash: Ti e paske fajin për gjithë këtë rrëmujë? Ajo ngeli. Më fal më tha, por do të ta shpërblej me një darkë. Dhe aty filluam muhabet, ajo kishte ardhur me 3 shoqet e saj të ngushta?, rrëfeu Cesari.

Recommended