Exclusive/ Top Channel zbulon 1 ton drogë në Vlorë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa është gjetur e fshehur në pyllin e Novoselës. Rreth 30 thasë të mbushura me lëndë narkotike janë gjetur në një gropë në mes të pyllit të fshatit Novoselë. Bëhet fjalë për rreth 900 kg, pasi një thes peshon 30 kg. Nuk dihet ende se kujt i përket lënda narkotike. Droga u zbulua rastësisht nga grupi i xhirimit të Top Channel, i cili po xhironte në zonën e pyllit të Novoselës mbeturinat që ka sjellë lumi Vjosë pas reshjeve të ditëve të fundit.

Recommended