Ora News - Vrau familjen e të vëllait në 2006, autori s'i shpëton dot burgut të përjetshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Beratit ka dënuar me burgim të përjetshëm për herë të tretë Luan Marrën, për vrasjen e familjes së vëllait, më 9 shkurt 2006, në atë që tashmë njihet si masakra e Kozarës.

12 vjet pas ngjarjes, çështja u gjykua me themel me vendim të Gjykatës Kushtetuese, por Gjykata e Beratit ka marrë të njëjtin vendim

Trupa gjyqësore e kryesuar nga Rudina Palloi e gjeti atë fajtor për vrasjen e të vëllait, Shpëtimit, kunatës, Flories, që në atë kohë ishte shtatzanë dhe nipit dy vjeçar Artiolit. Marra që nuk ishte i pranishëm në seancë dënua për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "armebajtje pa leje".

Seanca që zgjati vetëm pak minuta u ndoq nga afër edhe nga familjarët e Luan Marrës, të cilët ndër vite e kanë shfaqësuar atë nga krimi i rëndë, por këtë herë u larguan me shpejtësi nga gjykata dhe nuk pranuan të komentojnë.

Ndërkohë avokati Alban Bengasi tha se vendimi ishte tregues i anarkisë brenda sistemit të drejtësisë, ndërsa theksoi se Gjykata e Beratit për herë të tretë nuk respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dosja e Kozarës, siç njihet ndryshe ishte kthyer edhe në vitin 2011 për rigjykim, në të dy rastet sipas Kushtetueses ishin vërejtur shkelje ligjore të rënda e të palejueshme në proces.

Marra e kishte pranuar akuzën pas arrestimit, por me vonë u shpreh se e kishte bërë këtë nën presion, ndaj gjykata duke e bashkuar edhe me faktin se ishte marrë në pyetje pa avokat e ktheu cështjen dy herë për rigjykim.

Pas vendimit te tretë, ende nuk dihet nësë dosja do të shkojë sërish në të tre shkallët e gjyqsorit shqiptar.

Kalvari i gjykimeve

Dosja ka kaluar dy herë të gjitha shkallët e gjyqësorit për të përfunduar dy herë në Gjykatën Kushtetuese e cila riktheu çështjen për gjykim nga e para. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese theksonte se në të dyja rastet e dënimit të Luan Marës janë konstatuar shkelje ligjore të rënda e të palejueshme në proces.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrau-familjen-e-te-vellait-ne-2006-autori-si-shpeton-dot-burgut-te-perjetashem

Recommended