PS: Basha të shkojë në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca këmbëngul në hetim për qindra mijëra dollarët e shpenzuara për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në interes të PD-së dhe kreut të saj Basha.



Në një postim në Facebook. Kryeministri Rama ironizoi kundërshtarin politik, Lulzim Basha, mbi qëndrimet e këtij të fundit mbi paratë e shpenzuara nga PD për lobim në Shtetet e Bashkuara.



?500 mijë USD?! Nuk di gjë! M?i kanë dhënë pa me pyetur!? Pa e ditur? Edhe sot s?e di!? 500 mijë USD të tjera akoma?!? Pa lidhje mor burrë? Jo jo, pa asnjë lidhje!..?



Në emër të PS-së, deputeti Ervin Bushati, kërkoi nga drejtuesi demokrat të tregojë në Prokurori burimin e parave dhe lidhjet me biznesmenët rusë, fakt që sipas tij cenojnë sigurinë kombëtare.



Pak pas deklaratës se socialisteve opozita është hedhur në kundërsulm. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri duhet të japë përgjigje për lidhjet e familjarëve të tij me kokainën e kapur në Durrës e jo të fshihet pas teorive konspirative me biznesmenë rusë.



Debati politik u ashpërsua pas publikimit në median amerikan investigative ?Mother Jones? të shkrimit, i cili bënte një analizë të lidhjeve të PD-së me kompani të zotëruara nga biznesmenë rusë, që janë përdorur për dhënien e rreth 1 milionë dollarëve lobuesit Nik Muzin, për interes të partisë opozitare shqiptare.
Recommended