Ora News - Tarifat e telefonisë mobile, Shalsi: AKEP nisi një proces të pastudiuar e të nxituar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problematika e ngritur nga mediat për tarifat e telefonisë celulare dhe praktikës së ndjekur nga AKEP kanë qënë një shqetësim edhe për mazhornacën. Gjatë komisionit ku ishte thirrur për të raportuar kreu i AKEP, kryetari i komisionit, deputeti socialsit Eduard Shalsi tha se procedura e nisur nga ky institucion cilësohet si e nxituar dhe e pastudiuar mirë gjë që nuk është pranuar nga kreu i AKEP.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hyrë në një proces konsultimi me grupet e interesit për çështjen e tarifave të telefonisë celulare. I thirrur për të raportuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kreu i AKEP, Ilir Zela tha se në këtë proces ka vepruar konform ligjit dhe nuk është ndikuar nga shqetësimet e adresuara nga operatorët celularë. Por kryetari i komisionit, deputeti socialsit Eduard Shalsi tha se AKEP është treguar i nxituar në këtë proces

Shalsi: Solli në vëmendjen tonë një shqetësim nga disa operatorë të tregut në lidhje me një vendimarrje të nxituar apo të pa studiuar mirë.

Zela: Ka patur shqetësime të adresuara edhe publikisht nga ndonjë operator të cilët kanë krijuar përshtypjen se cfarë ishte publikuar mund të kishte një impakt në veprimtarinë e tyre. Kjo e ka shqetësuar AKPE, por nuk e ka ndikuar AKEP për shkak se AKEP vepron bazuar mbi parimin e ligjshmërisë dhe është përgjegjës vetëm përpara Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tarifat-e-telefonise-mobile-shalsi-akep-nisi-nje-proces-te-pastudiuar-e-te-nxituar
Recommended