Ora News - Mungesa e rrugës po i lë beqarë djemtë e fshatit Shegas në Bashkinë e Lushnjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vajzat e fshatit martohen dhe ikin, ndërsa të tjerat nuk vijnë nuse.

Banor: "Po erdhi ndonjë për nuse për çunat këtu obobobo, sikur jemi fshat i braktisur. Ne s'na përfillin fare një herë."

Banor: "Na ngelën njerëzit, ata... çunat. Nuk na vijnë nuset në fshat për t'u martuar ore, gjynah"

Janë vetëm 6 kilometra larg qendrës së Lushnjes, por banorët thonë se janë në izolim

Banor: "Çfarë, ku kemi raste sëmundjeje ne?! Vetëm ta ngremë me karroca dore që ta çojmë atje poshtë. Ose me helikopter: të vijë me teleferik, ta çojmë në Lushnje

Natyra është treguar bujare me fshatin kodrinor ku banojnë mbi 200 familje.

Banore: "Shumë e vështirë, shumë e vështirë është. Vdes robi"

Toka është prodhuese dhe ata janë punëtorë

Banor: "Për tokën mos e fol, se ngec ti, jo më gomari"

Por nxjerrja e prodhimit në treg është hall më vete

Banor: "Këtu vjen makina e ikën. Në krahë i kam prurë mbrokullat prej atje, plus që kam pemtore. Të gjitha i mbaj në krahë. Qershi, kumbulla, e di çfarë heq unë apo jo? Edhe gomari po ngordh. S'ka as gomar, s'ka asgjë.

Vetëm pak kilometra nga qyteti, por pa zhvillim. Prodhime të bollshme, por që nuk dalin në treg. Banorët e fshatin Shegas, kërkojnë vetëm rrugën

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mungesa-e-rruges-po-i-le-beqare-djemte-e-fshatit-shegas-ne-bashkine-e-lushnjes

Recommended