Ora News - Kandidati shqiptar për në Parlamentin italian apel bashkatdhetarëve për votën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emiliano Biraku, kandidati me origjinë shqiptare për deputet në Parlamentin e ri të Italisë, thotë për Ora News, se pse duhet votuar për partinë e ish-kryeministrit Matteo Renzi. Megjithëse e pranon se e ka të vështirë të fitojë mandatin për shkak të renditjes, ai u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë partinë e tij.

Biraku: Kam ardhur në Itali në vitin 2003 për arsye studimi pasi kam mbaruar studimet për Ekonomi-Financë këtu në Venecia. Kam punuar në sistemin bankar, pastaj në 2012-n kam investuar bashkë me vëllain në turizëm. Sa i përket karrierës politike, jam angazhuar me Partinë Demokratike që nga viti 2014, një parti e cila nuk ka paragjykime për sa i përket prejardhjes. Me nënshtetësinë italiane jam prej një viti e gjysmë, por më kanë dhënë mundësi të integrohem brenda partisë dhe të japë kontributin tim. Janë rreth 200 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote dhe të japin një votë të ndërgjegjshme.

Kandidatura ime u prezantua nga të gjitha seksionet e partisë në Venecia.

Natyrisht pozicioni im është i vështirë për t'u fituar pasi varen nga dy sfida mazhoritare, që janë edhe në listë edhe në mazhoritar.

Në gjithë Italinë ka shumë shqiptarë që janë pjesë e Partisë Demokratike. Përveç përfaqësimit direkt, edhe marrëdhëniet që ka pasur qeveria e fundit me Shqipërinë janë të rëndësishme për t'u nënvizuar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kandidati-shqiptar-ne-parlamentin-italian-apel-bashkatdhetareve-voten

Recommended