Siguria ushqimore, qytetarët: “Zoti na ruajt, nuk dimë çfarë hamë”
  • 6 years ago
Siguria ushqimore dhe cilësia e produkteve që konsumojmë shpeshherë është vënë në pikëpyetje, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet kur janë konstatuar edhe probleme serioze. Vazhdimisht konsumatorët shqiptarë kanë shprehur shqetësimin për pasigurinë e ushqimeve, duke kërkuar ndërhyrje nga shteti për këtë çështje.

Pyetje: Sa të sigurt ndiheni për ushqimet që bleni?

Qytetar: ?Zero, ska kontroll, kush i kontrollon këto? Ska shtet, nuk funksionon shteti. Mer dhe ha, Zoti na ruajt. Shteti duhet të merret me këtë punë. Ne nuk dimë jemi konsumator shkojmë e blejmë. I ka kontrolluar shteti këto, ne nuk e dimë?

Qytetare: ?Nuk dimë se çfarë hamë, por hamë nga e keqja?

Qytetar: ?Nuk e dimë nëse jemi të sigurt apo jo. Nuk dihet sepse ata i ndërrojnë dhe etiketat. Domatet që merrja unë në fshatin tim në Shën Mëri ishin, i hapje me dorë, shumë të mira, kurse këtu ta hapësh me dorë të qërron nga sytë. Tani ishalla na ruajt Zoti?

Pas 10 vitesh, Ministria e Bujqësisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për të ndërhyrë në Ligjin e Ushqimit, duke i dhënë më shumë kompetenca Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të kryer kontrolle nga ferma në tavolinë si dhe mbi produktet ushqimore që importohen dhe eksportohen në pikat e kalimit kufitar. Përfaqësues të industrisë ushqimore, thonë se ndërhyrjet në ligj janë të nevojshme, pasi një pjesë e problemeve me sigurinë ushqimore kanë të bëjnë pikërisht me mangësitë në Ligjin e Ushqimit.

Alban Zusi: ?Çalon pothuajse tërësisht sistemi i sigurisë ushqimore. Çalon në aspektin e legjislacionit, e akteve nënligjore. Ne kemi mungesë certifikatash sot. Ne kemi mungesë certifikatash të shoqërimit të mishit nga thertorja në dyqan. Ne kemi mungesë të certifikatës së produkteve të bylmetit nga prodhuesi te dyqani?

Sipas kreut të Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, në treg ka operatorë që ofrojnë produkte ushqimore jashtë standardeve, të cilat nuk janë as pjesë e kontrolleve dhe sipas tij kjo situatë që vë në rrezik shëndetin e popullatës nuk mund të lejohet më.
Recommended