Kush vjen per dreke/ Manushi flet per Marinen: Ndjej ende mungesen e saj (01.03.2018)

  • 6 years ago
Marina Vjollca dhe Edi Manushi kanë bashkëpunuar bashkë prej 10 vitesh dhe largimi i saj nga Top Channel bëri bujë.
Por Manushit duket se ende i mungon Marina. Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku tha se ende i mungon Marina.
?Ka pas keqkuptime me këtë pjesën e vajzave në televizion. Femra shqiptare vlerësohet nga inteligjenca, kur është edhe e bukur edhe inteligjente s?ka ndonjë gjë të keqe, ato plotësojnë njëra-tjetrën. Ideja jonë është që të pasqyrojmë nëpërmjet sportit një lloj bukurie shqiptare, por nuk nisemi vetëm nga paraqitja e jashtme. Ne e kemi pretekst futbollin, në emision ne trajtojmë edhe çështje të tjera periferike, sociale dhe gjëra të tjera të lezeçme. Marina më mungon, ka qenë bashkëpunëtorja jonë prej 10 vitesh dhe unë e ndjej mungesën e saj, por programi jo dhe aq? tha Manushi.