Ora News - Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, peng i Serbisë edhe pse ka dy vite që ka përfunduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ka përfunduar që në qershor të vitit 2016 interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë ende nuk është vënë në funksion. Aktualisht zgjidhjen e çështjes e ka marrë përsipër gjermania ndërsa e pyetur nga Ora News Ambasada Gjermane në Shqipëri bën apel për bisedime mes pjesëmarrësve. Sipas ambasadës mos vënia në punë e kësaj linje vonon eventualisht zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Evropën Juglindore

Linja e interkonjeksionit Shqipëri -Kosovë ka përfunduar që në qershor të 2016 por ende nuk është vënë në punë.Kjo situatë ka ardhur si rezultat i problemeve teknike dhe politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk po zgjidhet as me ndërhyrjen e institucioneve europiane apo rregullatorë të tjerë të energjisë.

Aktualisht zgjidhjen e kësaj çështjeje e ka marë përsipër Gjermania duke qenë një nga financuesit kryesor të këtij projekti nëpërmjet bankës KFW. E pyetur nga Ora News në lidhje me këtë çështje Ambasada Gjermane në Shqipëri thekson se linja e transmetimit 400-kv mes Kosovës dhe Shqipërisë deri më tani nuk është vënë në funksion, pasi Kosova dhe Serbia i interpretojnë në mënyra të ndryshme marrëveshjet e lidhura në sektorin e energjisë në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mbështetur nga BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/interkonjeksioni-shqiperi-kosove-peng-i-serbise-edhe-pse-ka-dy-vite-qe-ka-perfunduar

Recommended