Ora News - Dhurohen flakon gjaku për talasemikët në Lushnje, por nuk plotësohen nevojat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e gjakut në spitalin e Lushnjës detyron pacientet talasemikë që mos ta kryejnë në kohë transfuzionin e gjakut edhe pse kjo dëmton shëndetin e tyre. Por apelit të të sëmurëve iu është përgjigjur Banka Qendrore e gjakut në Tiranë e cila ka dhuruar disa flakon gjaku.

Mjekja Arjana Zaka thotë se aktualisht situata në qendrën e transfuzionit është drejt përmirësimit, por nevojat janë ende të mëdha.

Zaka: Për momentin situata në bankën e gjakut ka filluar përmirësimin, për faktin se banka qendrore në Tiranë, e cila ka filluar të nda ndihmojë për këta të sëmurë.

Drejtori i Bankës së Gjakut në Lushnje Mehmet Xhindole thotë se dhurimet vullnetare nuk plotësojnë nevojat që pacientët e Lushnjes kanë.

Xhindole: Situata këtu sa vinte dhe përkeqësohej. Nuk kishte gjak për të sëmurët. Për këtë, qendra kombëtare e transfuzionit, bashkë me ministrinë vendosën që të sëmurët e Fierit të ndihmohen të marrin gjak në Fier.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhurohen-flakon-gjaku-talasemiket-ne-lushnje-por-nuk-plotesohen-nevojat

Recommended