Report TV - Zyrtari grek i BE Dimitris Avramopoulos në Tiranë, takim me ministrin Xhafaj

  • 6 years ago
Zyrtari grek i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të qëndrojë sot në vendin tonë, ku pritet të zhvillojë takime edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Qëllimi i kësaj vizite mësohet se është nënshkrimi i një marrëveshjeje mes policisë shqiptare dhe Frontex, lidhur me çështjen e kufijve dhe migrimin. Shqipëria ka një numër të lartë azilkërkuesisht, që udhëtojnë në vendet e BE për një jetë më të mirë.

Ndërkohë, kjo vizitë e zyrtarit grek në vendin tonë vjen në një kohë, kur dy vendet fqinje janë përshirë në deklarata të forta sa i takon marrëveshjes së detit dhe çështjes çame.

Recommended