Ora News - Protestë për përmbytjet, banorët e Rrogozhinës: Asnjë masë në argjinaturën e Shkumbinit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa banorë të fshatit Kalush në Rrogozhinë zbritën në protestë për atë që e quajnë mungesë vëmendje nga qeveria qëndrore dhe bashkia pas përmbytjeve nga lumi Shkumbin. Banorët që dikur përmbyteshin një herë në 20 vjet, tani thonë se përmbyten dy herë në vit, akuzojnë se asnjë masë nuk ishte marrë për të forcuar argjinaturën e Shkumbinit.

Banorët e fshatit Kalush në Bashkinë që e Rrogozhinës dolën në protestë për atë që quajtën mungesë të vëmendjes nga njësia vendore dhe qeveria qëndrore pas përmbytjeve të përsëritura të këtij fillim shkurti.

"Gjithë bujqësia është në dorë të Zotit. Mbill çfarë të duash, vjen uji kur të duash, ikën kur të duash".

Banorët e argumentuan protestën me mungesën sipas tyre të investimeve në argjinaturën që mbron fshatin nga vërshimi i Shkumbinit që kalon pranë fshatit.

"Lumit nuk ke çfarë i bën se përmbytjet kanë ndodhur në çdo vend, por për sa i përket argjinaturës nuk është vënë dorë fare".

Banorët ankohen se vërshimi i lumit po u merr tokat dhe po u dëmton të mbjellat vit pas viti, ndërsa në protesë kishin edhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Rrogozhinës.

"I bëj thirrje qeverisë, i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të mos e lërë eskavatorin e bashkisë të parkuar para bashkisë por të marrë masat për banorët jo vetëm për Kalushin por të gjithë fshatrat".

Fshati Kalush në Rrogozhinë dhe Thanasaj në Lushnje janë më të prekurit nga përmbytjet në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit, ku banorët që dikur përmbyteshin një herë në 20 vjet, tani thonë se përmbyten dy herë në vit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/proteste-permbytjet-banoret-e-rrogozhines-asnje-mase-ne-argjinaturen-e-shkumbinit

Recommended