Anastas Angjeli për Report TV: Në qershor vendimi i mbledhjes për negociatat

  • 6 years ago
Deputeti demokrat Genc Pollo ka kërkuar sot përjashtimin e Saimir Tahirit nga komisioni parlamentar për Stabilizim Asocimin. Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka komentuar për Report kërkesnë e kolegut opozitar.
Pollo e kishte bërë këtë kërkesë duke argumentuar se Tahiroi e turpëron vendin, duke qenë se ai po hetohet për përfshirjen e mundshme në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e ?Habilajve?.

Angjeli tha se kjo kërkesë e Pollos është e vonuar, pasi Tahiri tashmë ishte larguar nga ky komision.

?Është kërkesë e vonuar e zotit Pollo, pasi kryesia e Kuvendit e kishte shqyrtuar këtë kërkesë. Zëvendësimi i tij është bërë dhe është komunikuar? ? tha Angjeli.

Recommended