Ora News - Karpushin për “Tonight”: Kush shkuan mbi 400 'oficerë' rusë të Ngjelës?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Materialet e mediave perëndimore kushtuar temës së Rusisë ka shumë kohë që nuk mund të shihen si burime të informacionit të vërtetë dhe objektiv. Shtrembërimi i rolit real të Rusisë në çështje ndërkombëtare është bërë praktikë e përditshme për to.

Prandaj, nuk përbën asnjë surprizë që edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian e kanë lidhur me faktorin rus.

Të them të drejtën, është shumë e vështirë të flasësh për të gjitha këto në mënyrë serioze, pasi shprehje të tilla si ?agresioni rus?, ?ekspansioni rus?, ?ndikimi rus? janë bërë përfundimisht pjesë e zhargonit të gazetarëve, dhe jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në Shqipëri, dhe tregojnë vetëm dëshirën e mediave për të rritur popullaritetin e tyre me anë të titujve ?bombastikë?.

Është për të ardhur keq që edhe ekspertët shqiptarë bien pre e kësaj mode të re. Dhe është akoma më e trishtueshme që pas akuzave që ngrihen ndaj Rusisë nuk qëndron asnjë provë. Mjafton të rikujtohet deklarata e famshme e analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur ?mbi 400 oficerë rusë? me qëllim destabilizimin e vendit. Ku kanë përfunduar këta ?oficerë?? Vetëm zoti Ngjela mund ta dijë këtë gjë. Dhe ky është një shembull shumë karakteristik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karpushin-tonight-kush-shkuan-mbi-400-oficere-ruse-te-ngjeles

Recommended