Report TV - Del Vjosa nga shtrati, Report TV sjell pamje me dron të përmbytjeve
  • 6 years ago
Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka sjellë sërish përmbytje në Vlorë dhe Fier. Report Tv ka sjellë pamje ekskluzive me dron, ku duket qartë që uji ka pushtuar hektarë të tërë zonën në fshatin Fitore.

Pamjet tregojnë zonën më problematike të Novoselës, fshatin Fitore, pranë urës së Mifolit, i cili gjithmonë përmbytet kur Vjosa del nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta të shirave.

Ditën e sotme Forcat e Armatosur dhe helikopterët e QSUT kanë kryer disa operacione shpëtimi, ndërkohë më shumë se 30 shtëpi janë përmbytur dhe familjet janë evakuuar nga FA.
Recommended