Nga vilë në rrënoja,familja Peti mes acarit, tentoi të hidhej nga çatia,i riu:S'kemi strehim

  • 6 years ago
Report Tv ishte sërish sot te banesa e familjes Peti, në Tiranë, e cila nga një vilë u shndërrua në rrënoja brenda pak minutave. Kjo ndodhi një ditë më parë në zonën e Liqenit të Thatë, aty ku fadromat shkatërruan shtëpinë e familjes Peti. Mes erës së ftohtë, shiut dhe temperaturave të ulëta.

Kështu e ka kaluar familja Peti mbrëmjen e djeshme, duke kundërshtuar edhe një herë në vepra largimin nga banesa e tyre. Pas përplasjeve me policinë, shoqërimit në komisariat, por edhe shembjes së një pjese të shtëpisë, banorët nuk do të ndalen, por do të ndërtojnë edhe një çadër në oborrin e shtëpisë së tyre, e cila do të qëndrojë aty deri në momentin që do iu dëmshpërblehet trualli.

Recommended