Rudina/ Elton Ilirjani tregon kur ndjeu diskriminimin per here te pare (01.02.2018)

  • 6 years ago
Sipërmarrësi dhe drejtues i një agjencie punësimi Elton Ilirjani është komentuar shumë pas deklaratës së tij në programin Opinion, ku pranoi publikisht se është gay.
Sot Ilirjani ishte i ftuar në ?Rudina?, në Tv Klan nga ku tregoi historinë e jetës së tij dhe vështirësitë e të qenit ndryshe.
Sipërmarrësi tha se për herë të parë ka ndjerë diskriminim kur është transferuar në Tiranë dhe jo në vendlindjen e tij në Tepelenë.
?Unë nuk kam ndjerë diskriminim në qytetin tim. Diskriminimin për herë të parë e kam ndjerë kur kam ardhur në Tiranë. Unë vija nga një familje e njohur, vëllezërit kanë qenë të suksesshme. Unë jam fëmijë i vetëm në martesën e dytë të prindërve të mij. Familja ime është mendjehapur dhe nuk e ka patur problem?, tha Ilirjani.

Recommended