“Votimi elektronik, prioritet absolut” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita sheh tek votimi elektronik mekanizmin qe mund te sjelle ndryshimin e madh ne proceset elektorale. Bashkëkryetari i komisionit te reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi argumenton se nuk mund te ketë reformim te zgjedhjeve pa teknologjinë, duke hedhur poshtë pretendimet e homologut socialist Cuci se demokratet janë terhequr nga kjo kërkese.



?PD e ka prioritet absolut futjen e votimit elektronik dhe identifikimit biometrik te zgjedhësve. PS gënjen ne kete forme me nje qellim te vetëm, kërkon qe reforma zgjedhore te mos te trajtoje me prioritet ketë çështje.?



Bylykbashi sqaron se sistemi qe kërkon opozita, nuk ka lidhje me internetin apo rrezikun e sulmeve kibernetike.



?Pretendimi i PS se opozita është tërhequr nga votimi online është pretendim fals, sepse opozita nuk ka kërkuar kurre votim online. Ajo qe ne kërkojmë eshte votim elektronik ne qendrën e votimit; zgjedhësi vjen, paraqitet, identifikohet biometrikisht aty, voton ne qendrën e votimit dhe vota mbetet ne pajisjen përkatëse, nuk shkon online ne KQZ per t?u manipuluar nga qeveria rrugës.?



Sipas Bylykbashit, pavarësisht qëndrimit te mazhorances, votimi elektronik do te behet.



?Nje gje duhet te jete e qarte, PS do te jete e detyruar ashtu sic u detyrua me dekriminalizimin, te ape konsensusin e saj per te përmirësuar procesin e saj nëpërmjet reformës zgjedhore. PS sot ka interesin ti mbaje gjerat ashtu siç janë me kriminele dhe te korruptuar qe blejnë votat dhe ushtrojnë presion, kete ne nuk e tolerojmë, konsensusin ne fund fare do ta jape me te mire apo me te keq. ?



Edhe pse gjate javëve te fundit nuk ka pasur mbledhje te komisionit per reformën zgjedhore, anëtaret e këtij komisioni kane punuar larg vëmendjes se medias. Është rene dakord qe për çdo çështje, duke nisur nga teknologjia, tek vota e emigranteve apo depolitizimi i komisioneve te punojnë ekspertet me asistence ndërkombëtare e me pas çështjet te vendosen ne komision. Javën e ardhshme pritet qe palët te miratoje nje kalendar qe do te shtroje rrugën ku do te ece reforma.