Report TV - Lezhe, nis zbatim i projektit "Të bëjmë detyrat në shkollë"
  • 6 years ago
Shkollat ?Besëlidhja" dhe "Gjergj Fishta", janë dy shkollat e para 9-vjeçare të Lezhës ku ka nisur të implementohet projekti "Të bëjmë detyrat në shkollë". Numri i nxënësve që janë bërë pjese e këtij projekti pilot ka qenë i konsiderueshëm që në ditët e para. Nxënësit thonë se kjo është një mënyre mjaft e mire për të marrë më shume njohuri mbi procesin mësimor, pasi punojnë në grup me njëri tjetrin.

?Marrim më shumë njohur kur jemi në klasë se mësuesja na ndihmon më shumë. Shkrimin e bëj më të mirë se sa në shtëpi. Mësoj më mirë sepse mësuesja na ndihmon. Shkëmbejmë ide dhe me shokët e klasës?, shprehen nxënësit të kënaqur nga kjo nismë.

Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, u shpreh se në bashkëpunim me Bashkinë po punohet që nxënësve në nevoje t?ju ofrohet dreka falas, ndërsa shton se nëse ky projekt do të rezultojë i suksesshëm në të ardhmen do të shtrihet në shumë shkolla të Lezhës. Janë më shumë se 200 nxënës të dy shkollave në Lezhë, të cilët janë bërë pjese e këtij projekti. Ata së bashku me mësuesit qëndrojnë në ambientet e shkollës deri në orët e pasdites, ku ushqehen, bëjnë detyrat dhe argëtohen me njëri tjetrin.
Recommended