Report TV - Protesta e 27 janarit, Mediu: Opozita duhet të tundi qeverinë

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, tregoi të gjithë arsyet pse shqiptarët duhet të dalin në protestë më 27 janar. Mediu në fjalën e tij të gjatë para republikanëve, theksoi se, Rama kërkon të ndërtojë shoqëri të përulur.

?Opozita duhet ti thërrasë ndërgjegjes së vet qytetare pa asnjë kompromis me të keqen dhe njëherësh ndërgjegjes opozitare për të ndërtuar atë që është më e mira. Heshtja e opozitës, mosreagimi i qytetarëve dhe indiferenca e partnerëve ndërkombëtarë do të ishte triumfi përfundimtar i së keqes në Shqipëri. Protesta paqësore qytetare dhe opozita duhet të tundin nga themelet qeverinë. Kjo protestë duhet të jetë jo vetëm zëri i fortë i qytetarëve, por edhe përcaktimi i kufijve të qeverisë, përndryshe nuk ka zgjidhje tjetër?, shprehet Fatmir Mediu.

Recommended