Report TV - Pamje të rënda të aksidentit në Tiranë, makina përplas të moshuarin me biçikletë

  • 6 years ago
Një i moshuar i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur pasditen e kësaj të diele nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur te Rruga e Kavajës. I plagosur rëndë ka mbetur një 67-vjeçar i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin të Traumës në kryeqytet.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pamje nga momentet e para pak çaste pas aksidentit. Ndihma e parë të moshuarit i është dhënë nga kalimtarë të rastit, pasi ambulanca është vonuar për rreth 40 minuta. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Recommended