Ora News - Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim se çështja do të rihapet
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jeta e Aleks Nikës është marrë nga arma e Ndrea Prendit por në atë kohë u ndërhy për të prishur provat. Ky është pretendimi I xhaxhait të të ndjerit, i cili pas homazheve ne bulevard tha se ka informacin se janë grumbulluar prova të reja dhe dosja për vrasjen e tij do të rihapet për t'u hetuar.

Mark Nika: Ne që në fillim kemi pasur informacionin që plumbi që i ka marrë jetën Aleksit ka dalë nga arma e Ndrea Prendit. Laboratori i Kriminalistikës që ka marrë pjesë në manipulimin e hetimeve e ka deformuar për ta bërë të pa identifikueshëm.

Mark Nika thotë se ne lidhje me këtë çështje ka ndërhyrë edhe Gjykata e Strasburgut e cila pak ditë me parë ka urdhëruar drejtësinë shqiptare të rihehtojë ngjarjen.

Mark Nika: Nga Strasburgu ka ardhur një vendim që i rekomandon Gjykatës së Lartë që të rifillojnë hetimet. Prokuroria nuk e ka parë të arsyeshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhaxhai-i-aleks-nikes-kemi-besim-se-ceshtja-do-te-rihapet
Recommended