Ora News - Të hënën fillon zhvarrimi i ushtarëve grekë të rënë në 1940-1941

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të hënën aktivizohet zyrtarisht marrëveshja e arritur midis dy qeverive për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare greke, ANA-MPA.

Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, punimet për zhvarrimin do të fillojnë të hënën në ora 11,00 në Dragot të Tepelenës. Nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh do të gërmohet në vendet ku sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve, janë varrosur qindra ushtarë grekë që ranë gjatë betejave të përgjakshme me italianët.

Punimet do të vazhdojnë kudo ku mendohet se ndodhet eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga nëntori 1940 deri në prill 1941, sipas agjencisë ANA-MPA.

Në fakt, kërkesa greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, daton prej më shumë se 30 vite më parë.

Në shkurt 1985, kryeministri i atëhershëm shqiptar, Adil Çarçani, ka nënshkruar një urdhër, që u dërgohej disa ministrive, si dhe komiteteve ekzekutive të dhjetë rretheve në jug dhe lindje të vendit.

Gazetari i Ora News Robert Goro disponon një kopje të këtij urdhëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-henen-fillon-zhvarrimi-i-ushtareve-greke-te-rene-ne-1940-1941

Recommended