Takimi Bushati-Kotzias, ka nisur raundi i dytë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefat e diplomacive te Shqipërisë dhe Greqisë kane nisur raundin e dyte te bisedimeve për te zgjidhur shume nga çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Këtë here Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias dhe delegacionet respektive qëndrojnë ne një prej hoteleve te Korçës.



I pari qe mbërriti ishte ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe delegacioni shqiptar rreth orës 13 e 30 hynë ne ambientet e hotelit.



Ndërsa ministri i jashtëm grek Nikos Kocias dhe ekspertët që e shoqëronin kaluan territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe mbërritën rreth orës 14 e 50 minuta



Bisedimet zhvillohen pa praninë e mediave, duke ruajtur formatin e negociatave të pak kohëve më parë në ishullin e Kretës.



Dy delegacionet kanë një sërë çështjesh për të ridiskutuar: më të rëndësishmet mes tyre janë caktimi i kufirit detar mes dy vendeve, ligji i luftës që është ende në fuqi në Greqi, varrezat greke dhe problemet kufitare me emigrantët.



Ministrat kanë në ekipet përkatëse edhe ekspertët të cilët do të shqyrtojnë në detaje çështjet për të cilat arrihet dakortësia.



Negociatat në Korcë do të vijojnë gjatë gjithë ditës së shtunë për te sheshuar çështjet e mbetura pezul ndërsa të dielën pritet të ketë një deklaratë zyrtare për rezultatet.