Ismail Kadare merr çmimin nderkombetar “Nonino 2018”

  • 6 years ago
Një tjetër çmim për shkrimtarin Ismail Kadare. Ai është fituesi i çmimit ndërkombëtar ?Nonino? për vitin 2018, i cili i jepet personaliteteve më të rëndësishme të kulturës botërore në Udine të Italisë.

Juria e kryesuar nga nobelisti Vidiadhar Naipau shkruan në motivacionin e saj se mes realiteteve historike dhe legjendave që kujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e së shkuarës ballkanike dhe otomane, Ismail Kadare krijoi rrëfime të mëdha.

Përmes letërsisë së tij, juria nënvizon se ai është i dashuruar me Shqipërinë dhe kritik me popullin e tij.

Nga krijimtaria e shkrimtarit shqiptar, si romanet me kryesore veçohen ?Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur?, ?Pallati i Endrrave? dhe ?Kronikë në Gur?. Së fundmi shtëpia botuese ?La Nave di Teseo?, morri gjithë të drejtat e autorit për të përkthyer jo vetëm veprat më të fundit, por edhe botimin e një katalogu të plotë.

Në edicionin e 43, çmimi për autorin vendas i njohur si ?Mjeshtri i kohës tonë? shkoi për filozofin nga Venecia, Girogio Agamben. Ai është krijues i konceptit ?Homo Sacer?, që nënkupton një person që përjashtohej nga të drejtat politike dhe bashkësia shoqërore, që mund të vritej nga çdokush, pa u quajtur ky veprim një vrasje, por që nuk mund të sakrifikohej në një ritual fetar në Perandorinë Romake.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, për dy shkrimtarët bashkëkohës, do të mbahet në 27 Janar në Udine.

Recommended