Debate te ashpra mes gazetarit Spartak Koka dhe analistit Vangjeli per kanabisin

  • 6 years ago
Në studionin e emisionit "Opinion" në Tv Klan ku u diskutua për shkarkimin e kryepolicit Haki Çako, ka pasur debate mes gazetarit të kronikës Spartak Koka dhe analistit Lorenc Vangjelin.
Debati nisi për çështjen e kanabizimit të vendit në vitin 2016. Lorenc Vangjeli u shpreh se ka qenë pikërisht kanabisi arsyeja që Haki Çako u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Menjëherë ka reaguar gazetari Koka duke i thënë se në periudhën 2015-2016 kur ai dhe gazetarë të tjerë denonconin përhapjen masive të kanabisit, Lorenc Vangjeli e mohonte këtë fenomen.

Debati:

Gazetari Spartak Koka: Ishim këtu kur ne nxirrnim hartat, Lorenci na thoshte ne ju po ja fusni kot. Të paktën kemi një reflektim, se ai rasti i 2016 ka qenë dhe Artani ( i referohet Artan Hoxhës) këtu kur ne bënim diskutim për hartën e kanabisit dhe thoshte, shiko situata është më e mirë se e 2013. Kur statistikat sot tregojnë që situata e 2016 ka qenë e paprecedentë. Faleminderit që e pranon.

Analisti Lorenc Vangjeli: Ka dy gjëra të ndryshme të cilat ti i vendos në kohë të tjera. Spartaku ka qenë një skllav shumë i famshëm. Ishte dhe skllav, u bë dhe një hero.

Gazetari Spartak Koka: Lorenci përdoret nga të dyja krahët, sipas interesave. Më vjen mirë që të paktën përdoresh për interesa të caktuara dhe njëherë shikon me syze optike, njëherë pa syze.

Analisti Lorenc Vangjeli: Ajo që i shkau kujtdo, unë gjithashtu kam pjesën e përgjegjësisë sime sepse nuk arrita ta shikoj si kushdo tjetër thellësinë e këtij procesi, por ndoshta kam qenë nga të parët Spartak , po ti nuk i di këto gjëra, që kam duartrokitur modestisht aksionin e opozitës për luftën kundër drogës.

Recommended