Rudina/ Elona Varfi rrefen propozimin per martese te Olti Xhezos (05.01.2018)

  • 6 years ago
Elona Varfi bashkëshortja e Olti Xhezos mister-it të parë shqiptar shpallur 14 vjet më parë ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv klan, nga ku foli edhe për jetën private.
Varfi rrëfeu se është njohur me Xhezon në Londër ku studionin të dy. Vetëm 3 vite më parë çifti i dha fund beqarisë.
?Olti më kishte kërkuar me insistim që të kujdesej ai për udhëtimin. U habita kur morëm rrugën për në aeroport, se nuk po e kuptoja ende ku ishte destinacioni surprizë, dhe kur asistentja e linjës së fluturimit na dorëzoi biletat e na uroi rrugë të mbarë për Firence.
Në mbrëmje, në një restorant tradicional mbi 100-vjeçar, ndërsa unë po i tregoja se sa shumë më kishte pëlqyer surpriza që ai kishte organizuar, Olti më thotë qetësisht: ?Kam dhe një surprizë tjetër për ty?. Më nxjerr një kuti të vogël përpara (brenda së cilës gjendej unaza) dhe më thotë që ta hapja, brenda saj ishte unaza. U emocionova shumë?, tha Varfi.

Recommended