Ora News - PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën, ndryshon Sekretariatin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, me një axhendë me në fokus ndryshime në strukturën e sekretariatit dhe analizë të zhvillimeve brenda partisë dhe të qeverisjes.

Sipas burimeve për Ora News, ndryshimi i sekretariatit të përbërë nga 8 sekretare do të jetë në fokus të vendimmarrjes, ndërsa një vend të veçantë të diskutimit do të zërë diskutumi për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Sekretariati aktual i PS përbëhet nga Musa Ulqini, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bashkim Fino, Ilir Beqja, Alfred Peza, Stefan Çipa dhe Blerina Gjylameti.

-Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm

-Ilir Beqaj, Koordinatori Kombëtar për Programin

-Bashkim Fino, Sekretar për Organizimin Administrativ

-Alfred Peza, Sekretar për Organizimin Digjital

-Musa Ulqini, Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore

-Stefan Çipa, Sekretar për Emigracionin

-Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë

-Blerina Gjylameti, Sekretare për Koordinimin Elektoral

Gjithashtu, në Asamble do të diskutohet dhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti. Asambleja e PS do të mblidhet në një prej komplekseve në kryeqytet, ndërsa pjesë e saj do të jenë dhe raportimet e deputetëve në terren dhe raportimi i Ministrave te qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partia-socialiste-mbledh-asamblene-kombetare-te-shtunen

Recommended