Report TV - Speciale, 2017 e PD-së, mes çadrës dhe dështimit në zgjedhjet e qershorit

  • 6 years ago
Janari i fillim vitit 2017 për Partinë Demokratike vazhdoi me kërkesën për një aleancë të re me qytetarët për zgjedhje të lira, që për demokratët nuk mund të ishin të tilla nëse Edi Rama do të vazhdonte të ishte kryeministër. Demokratët kërkonin qeveri teknike, pa caktuar një formulë si do ishte ajo.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, që ishin dekretuar të mbaheshin më 18 qershor, ishte kërkesë bazë. Votimi dhe numërimi elektornik shihej i pamundur nga Partia Socialiste, ndërsa nga ana e LSI-së kishte më pak reagim lidhur me çështjen që ishte kthyer në temë konflikti mes PS dhe PD. Për socialistët kërkesa për implemtim e teknologjie ishte një aventurë, fundi i së cilës nuk dihej. Ndërkohë në PD kishte nisur diskutimi edhe i opsionit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ndërsa demokratët ishin mes një bojkoti dhe veprimi më të fortë në Parlament.

Një grup brenda PD kishin kohë që i kërkonin Bashës përgatitje serioze për zgjedhje, gjë që kryetari i PD e anashkaloi, duke e vendosur fokusin në kërkesa që nuk pranoheshin nga maxhoranca. Po gjatë muajit janar, Partia Demokratike pati planifikuar dhe paralajmëruar protesta masive dhe bojkot të Parlamentit, me qëllim për të maksimalizuar presionin ndaj shumicës në pushtet para zgjedhjeve.

Recommended