Report TV - Festat e fundvitit, Policia Rrugore: Mos i jepni makinës nese keni konsumuar alkol

  • 6 years ago
TIRANE - Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë gjatë ndërrimit të viteve. Gjatë një deklarate për mediat nga sheshi "Nënë Tereza" Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti këshilloi qytetarët që mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.

"Këshilla jonë është konsumoni alkool, por mos i jepni automjetit në gjendje të dehur. Përdorni mjetet e transportit publik. Apeli është që të mos konsumoni shkelje rrugore gjatë këtyre ditëve festive. Policia Rrugore e Tiranës do jetë në gatishmëri për të garantuar sigurinë në rrugë", u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi gjithashtu se Policia Rrugore e Tiranës do kalojë në gjendje të përforcuar gjatë ndërrimit të viteve por edhe orët në vazhdim.

Recommended