Ora News- Fier, naftëtarët nuk ndalin protestat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e Uzinës së Naftës në Fier protestuan sërish këtë mëngjes për pagën e prapmbetur të muajit nëntor dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore për 18 muajt e fundit. Të mbledhur para Uzinës, ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për ti dhënë zgjidhje problematikave në naftëtarëve.

Sipas punonjësve të naftës në Fier, ata nuk janë siguruar nga muaji tetor i vitit 2016, ndërsa nuk janë paguar për muajin e nëntor të këtij viti

Disa prej naftëtarëve thonë se po rrezikojnë pensionin për shkak të mos pagimit nga kompania të sigurimeve shoqërore.

Punonjësit e Uzinës së Ballshit dhe Fierit kanë nisur një valë protestash përmes të cilave kërkojnë rinisjen normale të punës dhe detyrimet e prapambetura.

Uzina e Ballshit u mbyll rreth 20 ditë më parë pas një shpërthimi që shkaktoi plagosjen e njërit prej punonjësve të repartit të KOKSIT

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/fier-naftetaret-nuk-ndalin-protestat

Recommended