Ende pa autor ngjarja ne Elbasan
  • 6 years ago
Policia e Elbasani ende nuk ka autorë të dyshuar për atentatit ndaj fisit Çapja ditën e shtunë. Personat që e kanë organizuar janë kujdesur që të mos lënë gjurmë në vendit ku qëllua në drejtim të familjes Çapja, por edhe aty ku dogj makina që u përdor nga atentatorët.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan dhe janë duke u këqyrur disa pamje filmike, për të identifikuar persona që kanë udhëtuar me mjetin ?Mercedez-Benz? që u dogj me pas në lagjen "5 Maji". Por deri në këto momente nuk janë është siguruar asnjë e dhënë që mund të ndihmojë hetimet.

Edhe në makinën e djegur thuajse nuk është gjetur asnjë provë që mund të identifikojë autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy. Disa persona janë shoqëruar nga policia dhe me pasi janë marrë deponimet e tyre janë lënë të lirë.

Grupi hetimor po punon në disa pista hetimore ku kryesorja është ajo e konflikteve të vjetra të fisit Çapja, ku ata kanë qenë të përfshirë. Objekt i atentatit të së shtunës dyshohet se ishte Ardian Çapja pasi të shtënat kanë qenë afër banesës së tij.

Ndaj Çapjave në Elbasan prej Shkurtit 2016 janë kryer tre atentate. Në 3 Shkurt 2016 u vranë 3 pjesëtarë të kësaj familje. Në Qershor të 2016 po në Elbasan u plagos Bledar Muça i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me Florenc Çapjan. Ngjarja e të shtunës është tentativa e tretë për t'i eliminuar.
Recommended