Prej dy muajsh hame mish importi

  • 6 years ago
Për herë të parë, pas afro 20 viteve në Shqipëri ka nisur importi në masë i bagëtive të imëta, kryesisht qingja dhe kecave dhe mish, duke dëmtuar rëndë fermerin shqiptar. Është Rumania që ka zbuluar tregun shqiptar duke sjellë mijëra krerë bagëti në dy muajt e fundit. Mbyllja e thertoreve për mos plotësimin e kushteve nga qeveria ka shkaktuar bllokimin e shitjes së bagëtive të fermerëve shqiptarë. Kjo ka qenë një mundësi e artë për importuesit e mëdhenj të bagëtive dhe mishit. Edi Ferro, ish drejtori i Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë, aktualisht Drejtor i Federatës së Blegtorisë në Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, ngre shqetësimin për dëmtimin që po i bëhet prodhimit vendas, pasi Shqipëria i ka kapacitete për të mbuluar kërkesën vendase dhe nuk është e nevojshme të importojë.



Edi Ferro:?Një nga gjërat që konstatojmë është se aksioni i marrë nga qeveria për therjet që nuk plotësojnë standardet ka sjellë frenim të tregtimit të kafshëve të gjalla frikë të transportuesve dhe blerësve brenda vendit dhe frenimi fermerëve për tu përballur me kërkesat qe kërkon legjislacioni, në qytete Kukës, Skrapar etj ku është numri më i madh i krerëve thertorët pothuajse u mbyllën, ministria s?ka strategji si pasojë e vakumit të tregut u shfrytëzua nga importues te kafshëve te gjalla qe shfrytëzuan, për herë parë pas 20 viteve import qengjash nga Ruamnia. Urojmë te mos kthehet në kulture pasi Shqipëria ka 3 milionë e 300 mijë keca e qengja dhe i plotëson kërkesat dhe ka kapacitete për të trefishuar numrin e këtyre kafshëve?.

Futja e këtyre kafshëve nga jashtë ka bërë që Shqiptarët këto muaj të mos konsumojnë mish dhe nënprodukte të tij të prodhuara në vend

Edi Ferro: ?Brenda këtyre muajve pas shumë vitesh me keqardhje them se konsumatori shqiptar s?ka konsumuar mishin e kecit dhe qengjit shqiptar me aq vlera. Nga të dhënat që kemi në janë futur rreth 7000 krerë. Jam i sigurt që do konkurrojë prodhimi vendas. Mish që rritet në impiante industrial , do e konkurrojë prodhimin vendas, ka kosto më të mira, por nuk krahasohet me produktet shqiptare që rriten në kullota nga cilësia dhe siguria për të dëshiruar ky produkt".

Pasojat bien mbi prodhimin vendas si dhe mbi konsumatorin që me të njëjtin cmim blen mish me cilësi më të ulët

Edi Fero:?Kjo i ka goditur fermerët dhe urojmë që ministria e Bujqësisë të rishohë strategjinë të rikthehet në politika favorizuese në lidhje me mbarështimin dhe dyfishimin e rritjes së kafshëve brenda vendit. Ne jemi dakord që pikat e therjes nuk përmbushin kushtet të mbyllen, por të ketë një fazë tranzitore që mos të krijojë problem të fermerët shqiptarë".

Recommended