Why Not? - I ftuar Kastro Zizo, i propozon Roza Latit
  • 6 years ago
Kastro Zizo është shfaqur shpesh në emisione të ndryshme pasi kishte kthyer 2 ose 3 gota dhe të gjithë e njohin natyrën e tij. Dihet se këngëtari është baba i dy fëmijëve dhe i ftuar në 'Why Not' nga Roza Lati, ai ka rrëfyer se si sillet me fëmijët e tij.

"Unë jam një baba shumë i rreptë, shumë konservator pavarësisht se bëj si (qen) gjatë gjithë kohës, por në familje jam totalisht tjetër gjë. Djali më ka parë herë pas here si ne qejf dhe ma di atë."

Djali i Kastros ka arritur të kuptojë pikën e dobët të tij dhe e shfrytëzon rastin për të kërkuar gjërat që dëshiron.

"Vetëm jap lekë. Ai më thotë dua këtë dhe këtë. Unë i them vetëm po kështu që i pëlqen që dehem herë pas here", tregoi këngëtari.
Recommended