Ora News- Lihen të lirë 6 të arrestuarit në protestën e opozitës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi gjashtë protestuesit e opozitës të arrestuar pas ngjarjeve të ndodhura jashtë godinës së parlamentit gjatë votimit për emërimin e kryeprokurores Arta Marku.

Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar masën detyrim paraqitje për gjashtë personat e vendosur në pranga.

?Të arrestuarit kanë goditur me dhunë punonjësit e policisë, janë fiksuar nga pamjet e regjistruara filmime?, tha prokurori në sallën e gjyqit, duke theksuar se masa e përshtatshme e sigurimit është ajo e detyrimit për paraqitje një herë në javë në policinë gjyqësore.

Avokatët e të arrestuarve thanë se qytetarët nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se arrestimi i tyre është politik.

Protestuesit e arrestuar janë:

1-Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
2-Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
3-Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
4-Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
5-Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
6-Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Seanca e sotme në gjykatë është ndjekur nga deputetët Genc Pollo, Myslim Murrizi dhe Edmond Spa

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/detyrim-paraqitje-6-te-ndaluarit-n

Recommended