Stop - Dëshpërblimi i aksidentit zvarritet një vit, Stop zgjidh situatën! (18 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-75-sezoni-3/

Plot një vit më parë, në Dhjetor të vitit 2016, emisioni ?Stop? transmetoi rastin e familjes Shahi, që me vendim gjykate priste dëmshpërblimin, pas aksidentit të kryefamiljarit Abdulla Shahi. Para një viti AMF kishte deklaruar se zonja Engjëllushe Shahi, do t?i merrte paratë në Janar, por kaloi i gjithë viti dhe zonja nuk ka parë asnjë lek me sy. ?Stop? iu drejtua këto ditë sërish Byrosë shqiptare të Sigurimit dhe Elton Lika tha, se gjithçka ka mbetur peng i një llogarie të pahapur bankare?!.

Gazetarja- Cili është problemi juaj që iu drejtuat emisionit ?STOP??

Engjëllushe Shahi- Im shoq ka bërë aksident. Ka qenë pasagjer dhe ka ndodhur me datë 9 Shtator të 2007- ës.

Gazetarja- Çfarë vendosi ekspertiza? Kush ishte fajtori apo shkaku i aksidentit?

Engjëllushe Shahi- Shoferi ka qenë pa gojë dhe nuk dëgjon.

Gazetarja- Çfarë pasojash ka nga ky aksident bashkëshorti juaj?

Burri im ka dëmtuar një vertebër. I kanë marrë një kockë tek këmba ia kanë vënë tek qafa. Memorien nuk e ka mirë se herë është i vetëdijshëm dhe herë jo. Ne iu drejtuam Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gazetarja-Për çfarë?

Engjëllushe Shahi- Për një dëmshpërblim.

Gazetarja- Çfarë vendosi gjykata?

Gjykata vendosi mbi 80 milion lekë të vjetra. Gjyqi ka përfunduar ka gati një vit dhe është i formës së prerë. Unë kam një problem tjetër me Byronë Shqiptare të Sigurimit sepse nuk më përgjigjen për vlerën që i ka dalë.

Gazetarja e ?STOP? shkoi për të takuar avokatin që ka mbrojtur Abdulla Shahin.

Avokati ? Për sa kohë nuk ka një pezullim ekzekutiv vendimi nga Gjykata e Lartë ai është i formës së prerë. Pra në Apel çështja merr formën e prerë dhe është i detyrueshëm. Është titull ekzekutiv, për t?u ekzekutuar në rastin konkret nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që ka 10-12 vjet që nuk ka kokërr leku.

Avokatja ? Janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për? ka përfunduar çështja. Është lëshuar urdhri i ekzekutimit është çuar dosja në Përmbarim. Ndërkohë që është e pamundur ekzekutimi, për shkak të problematikave që ka Byroja e Sigurimit, pra nuk ka fonde.

Avokati ? Byroja Shqiptare e Sigurimit është përgjegjëse.

Është një vendim që pret ekzekutimin, për një dëmshpërblim të zonjës.

AMF-ja ka dhënë urdhër jo vetëm për të zonjës, por për të gjitha këto që janë me data aksidenti të vjetër. Duke filluar që nga data më e vjetër do të paguhen të gjitha.

Engjëllushe Shahi- Deri tani jam paguar nga 2002 deri në vitin 2006. Nga Janri i 2017 do kem radhën për tu likuiduar.

I gjithë problemi është tek Byroja e Sigurimit. Pas interesimit që bëri gazetarja e Emisionit ?Stop? Byroja tha se zonja shumë shpejt do të marri dëmshpërblimin.

Gazetarja mori në telefon Engjëllushe Shahin.

Gazetarja: Përshëndetje, jam Odeta nga emisioni Stop, si jeni?

Engjëllushe Shahi- Si jeni ju, Odeta?

Gazetarja...

Recommended